KRYEFAQJA » LAJME » EC: 12 vatra zjarresh aktive
EC: 12 vatra zjarresh aktive

EC: 12 vatra zjarresh aktive

Sërisht zjarret vazhdojnë të djegin sipërfaqe të mëdha me pemë, shkurrë e dru frutorë në vend. Sipas Emergjencave Civile gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë evidentuar 12 vatra zjarresh në Shkodër, Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Fier. Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë dhe kanë situatën nën kontroll edhe pse era e fortë dhe terreni i malor ka vështirësuar ndërhyrjen. Në operacionet për shuarjen e flakëve janë angazhuar 77 zjarrfikës me 11 automjete, 32 forca vullnetare, efektivë të Policisë së Shtetit si dhe dy helikopterë. Një hektarë me pyll pishe u dogj nga zjarri që ra në fshatin Visokë të Mallakastrës. Në fshatin Drizë në Fier zjarri dogji një sipërfaqe rreth 5 dynym me shkurre dhe 20 rrënjë ulliri. Vatra zjarri aktive ka në kotë të Vlorës si dhe në veri të vendit në Shkodër. Në fshatin Bleran zjarrëfikësat të ndihmuar prej forcave të policisë dhe ushtrisë po ndërhyjnë për shuarjen e flakëve.

Sicred