KRYEFAQJA » LAJME » E Shtunë 2 Dhjetor 2017, moti në Shqipëri dhe Kosovë
https://youtu.be/_0t8KQvJ2jw

E Shtunë 2 Dhjetor 2017, moti në Shqipëri dhe Kosovë

Shqipëria sot më 02 Dhjetor 2017 po ndikohet nga një zonë e zgjeruar me presion të ulët atmosferik. Moti për orët në vijim do jetë me vranësira të dendura, mjegull dhe rreshje shiu me intesitet të ulët deri në mesatar.
Në Veri të vendit kanë nisur reshjet e borës.
Era do të jetë me drejtim Verilindje (NE) me shpejtësi 8 m/sek. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi 0,5 deri në 1,0 metra në det të hapur.
Gjatë natës sasia më e lartë e rreshjeve është regjistruar në qytetin Juglindor të Korçës me 56 mm shi, dhe në qytetin bregdetar të Vlorës me 26 mm shi.

Temperaturat minimale dhe maksimale.

Zonat malore 0/11 gradë celcius

Zonat e ulëta 9/15 gradë celcius

Zonat bregdetare 8/16 gradë celcius

Kosova për ditën e sotme po ndikohet nga masa ajri të ftohta të paqëndrueshme me origjinë veriore. Moti do jetë me kthjellime dhe vranësira të dendura rreshje shiu dhe rreshje bore. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 1 gradë Celcius, vlera më e ulët në mëngjes deri në 3 gradë vlera më e lartë në mesditë.

Përgatiti Rezarta Xhakollari, meteorologe.

Sicred