KRYEFAQJA » LAJME » E Shtunë 13 janar 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë
E Mërkurë 3 janar 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë

E Shtunë 13 janar 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë

Gadishulli i Ballkanit do te vazhdoje te mbetet ne ndikimin e masave ajrore te ftohta te paqendrueshme veriore te cilat do te kushtezojne edhe vendin tone ne fundjave me mot te vranet ,rreshje shiu dhe rreshje bore ne zonat malore.

E Shtune 13 Janar 2018

Dita e Shtune 13 Janar 2018 moti do te vazhdoje i vranet ne Ultesiren perendimore dhe rreshje shiu dhe bore ne zonat malore. Era do te jete me drejtim Verilindje (NE) me shpejtesi maksimale deri ne 15 m/sek. Valezimi do te jete i forces 4 me lartesi 1,2 deri ne 1,5 meter ne det te hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale.

Zonat malore 0/7 °C

Zonat e uleta 6/15 °C

Zonat bregdetare 8/16 °C

Kosova per diten Shtune dt 13 Janar do te kete mot te vranet dhe rreshje te izoluara shiu ku nuk do te mungoje edhe mjegulla. Temperaturat ne ekstremet e tyre do te luhaten ne vlera 1 °C vlera me e ulet ne mengjes deri ne 4 °C vlera me e larte ne mesdite.

E Diel 14 Janar 2018

Ndersa dita e Diel 14 Janar 2018 moti do te jete me vranesira mesatare deri te dendura te cilat do te shoqerohen me rreshje shiu me intesitet te ulet. Ne lartesite 800-100 meter mbi nivelin e detit do te kete rreshje bore. Era do te jete me drejtim Jug (S) me shpejtesi maksimale deri ne 15 m/sek. Valezimi do te jete i forces 5 me lartesi 1,5 deri ne 2,5 meter ne det te hapur. Temperaturat do te pesojne renie.

Temperaturat minimale dhe maksimale.

Zonat malore -2/4 °C

Zonat e uleta 4/12 °C

Zonat bregdetare 8/14 °C

Meteorologe. Rezarta Xhakollari

(Visited 126 times, 126 visits today)
Sicred