KRYEFAQJA » LAJME » E Shtunë 11 Nëntor 2017 , moti në Shqipëri dhe Kosovë
E Martë 7 Nëntor 2017 , moti në Shqipëri dhe Kosovë

E Shtunë 11 Nëntor 2017 , moti në Shqipëri dhe Kosovë

Shqipëria sot më 11 Nëntor 2017, po ndikohet nga periferia e presionit të ulet atmosferik me qendër në detin Jon. Moti për orët në vijim do jetë me vranësira mesatare deri të dendura të shoqëruara me rreshje shiu, ku intesiteti më i lartë do të jetë në Jug dhe Juglindje të vendit.
Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi deri në 8m/se, përjashtuar brigjet e detit Jon ku shpejtësia do të arrije deri në 15 m/sek.
Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,5 deri në 2,5 metra.

Sasia më e madhe e rreshjeve gjatë natës është regjistruar në qytetin e Korçës me 38 mm shi dhe qytetin e Vlorës 35 mm shi.

Temperaturat minimale dhe maksimale.

Zonat malore 6/11 gradë celcius

Zonat e uleta 10/18 gradë celcius

Zonat bregdetare 9/19 gradë celcius

Kosova për ditën e sotme do të ndikohet nga masa ajri relativisht të paqëndrueshme. Moti do të jetë me vranësira mesatare dhe rreshje të pakta shiu. Temperaturat do të luhaten nga 5 gradë vlera me e ulët në mëngjes deri në 14 gradë celcius vlera më e larte në mesditë.

Përgatiti Rezarta Xhakollari, meteorologe.

(Visited 171 times, 1 visits today)
Sicred