KRYEFAQJA » LAJME » E Premte 3 Nëntor 2017 , moti në Shqipëri dhe Kosovë

E Premte 3 Nëntor 2017 , moti në Shqipëri dhe Kosovë

Shqipëria sot po ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura. Në mbrëmje deri në orët e para të ditës së shtunë parashikohen rreshje të pakta shiu. Era do të jetë me drejtim Perendim (W) me shpejtësi deri në 7m/sek. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,1 deri në 0,5 metër.

Temperaturat

Zonat malore 3/15 gradë celcius

Zonat e ulëta 2/20 gradë celcius

Zonat bregdetare 6/20 gradë celcius

Kosova për ditën e sotme do të ndikohet nga masa ajri të paqëndrueshme në shtresat e larta të atmosferës. Moti do të jetë i vranët dhe rreshje shiu të pakta. Temperaturat do të luhaten nga 2 gradë vlera më e ulët në mëngjes deri në 13 gradë celcius vlera më e lartë në mesditë.

Përgatiti Rezarta Xhakollari, meteorologe.

Sicred