KRYEFAQJA » LAJME » E Premte 15 Dhjetor 2017, moti në Shqipëri dhe Kosovë

E Premte 15 Dhjetor 2017, moti në Shqipëri dhe Kosovë

Shqipëria sot të premten më 15 Dhjetor 2017, po ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore të paqëndrueshme.
Moti për orët në vijim do jetë me vranësira mesatare deri të dendura të shoqëruara me rreshje shiu të cilat në zonën Veriperëndimore do të jenë në formën e rrebesheve dhe stuhive.
Era do të jetë me drejtim Jugperendim (SW) me shpejtësi 20 m/sek.
Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi 2,5 deri në 4,0 metra në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale.

Zonat malore 5/11 gradë celcius

Zonat e ulëta 8/17 gradë celcius

Zonat bregdetare 11/18 gradë celcius

Kosova për ditën e sotme është në ndikimkin nga masa ajri të paqëndrueshme.
Moti do jetë me vranësira të dendura dhe rreshje shiu.
Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 6 gradë Celcius vlera më e ulët në mëngjes deri në 10 gradë vlera më e lartë në mesditë.

Përgatiti Rezarta Xhakollari, Meteorologe

Sicred