KRYEFAQJA » LAJME » E Premte 10 Nëntor 2017 , moti në Shqipëri dhe Kosovë

E Premte 10 Nëntor 2017 , moti në Shqipëri dhe Kosovë

Shqipëria sot dt 10 Nëntor 2017 po ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore të qëndrueshme. Moti për orët në vijim do jetë me kthjellime dhe vranësira deri në mesatare të cilat do të vijnë në shtim gjatë mbrëmjes. Era do të jetë me drejtim Jugperendim (SW) me shpejtësi deri në 7 m/sek, përjashtuar bregdetin Jon ku shpejtesia e erës do të arrijë 15-20 m/sek. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,25 deri në 2,25meter.

Temperaturat minimale dhe maksimale.

Zonat malore 3/15 gradë celcius

Zonat e uleta 5/20 gradë celcius

Zonat bregdetare 9/20 gradë celcius

Kosova për ditën e sotme do të ndikohet nga masa ajri relativisht të qëndrueshme. Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura, nuk do të mungojnë dhe kthjellime të përkohshme. Temperaturat do të luhaten nga 4 gradë vlera më e ulët në mëngjes deri në 14 gradë celcius vlera më e lartë në mesdite.

Përgatitit Rezarta Xhakollari, meteorologe

Sicred