KRYEFAQJA » LAJME » E Premte 1 Dhjetor 2017, moti në Shqipëri dhe Kosovë
Emergjenca nga rreshjet, situata deri në orën 9.00

E Premte 1 Dhjetor 2017, moti në Shqipëri dhe Kosovë

Shqipëria sot më 1 Dhjetor 2017 po ndikohet nga qendra e presionit të ulët atmosferik.
Moti për orët në vijim do jetë me vranësira mesatare deri të dendura të shoqëruara me rreshje shiu me intesitet mesatar në veri dhe zonën qëndrore, ndërsa jugu dhe juglindja e vendit rreshje do të vazhdojnë me intesitet të lartë deri në mbrëmje. Era do të jetë me drejtim Verilindje (SE) me shpejtesi 15 deri ne 20 m /sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi 1,25 deri në 2,5 metra në det të hapur.

Gjatë natës sasia më e madhe e rreshjeve është regjistruar në Tiranë 77 mm shi, Kukës 67 mm, Lezhë 66 mm shi, Gjirokastër 64 mm shi.

Temperaturat minimale dhe maksimale janë:

Zonat malore 8/12 gradë celcius

Zonat e ulëta 10/17gradë celcius

Zonat bregdetare 10/16 gradë celcius

Kosova për ditën e sotme po ndikohet nga masa ajri të paqëndrueshme. Moti do jetë me vranësira të dendura dhe rreshje shiu. Temperaturat do të luhaten 4 gradë Celcius vlera me e ulët në mëngjes deri në 9 gradë vlera më e lartë në mesditë.

Përgatiti Rezarta Xhakollari, meteorologe.

Sicred