KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Poloni, kryetarja e gjykatës supreme sfidon qeverinë

Poloni, kryetarja e gjykatës supreme sfidon qeverinë

Kryetarja e Gjykatës Supreme të Polonisë është paraqitur mëngjesin e së mërkurës në punë e shoqëruar nga qindra mbështetës, duke dalë hapur kundër ligjit të diskutueshëm që detyron dhjetra gjyqtarë të lartë që të dalin në pension të parakohshëm. Shefes së Drejtësisë, Malgorzata Gersdorf, 65 vjeç, i ishte thënë të largohej mesnatën e së martës dhe një zëvendësim ishte emëruar. Ajo e ka cilësuar reformën që kërkon që gjyqtarët të dalin në pension në moshën 65 vjeç në vend të 70, një “spastrim”. Deri në 40% të gjyqtarëve të Gjykatës Supreme pritet të largohen. Të hënën, Bashkimi Evropian filloi veprim ligjor kundër qeverisë së krahut të djathtë të Polonisë, duke thënë se ligji dëmtoi pavarësinë e gjyqësorit. Por qeveria thotë se ndryshimet do të ndihmojnë në luftën kundër korrupsionit dhe përmirësimin e efikasitetit të gjykatës. Nuk munguan dhe protestat në disa qytete polake të martën vonë, duke përfshirë atë jashtë Gjykatës së Lartë në Varshavë. Turmat u kthyen të mërkurën në mëngjes për të përshëndetur kryetaren gjatë mbërritjes së saj një gjykatë. Një numër kolegësh gjithashtu e mirëpritën atë ndërsa ajo iu drejtua protestuesve në hyrje, duke u zotuar për të mbrojtur sundimin e ligjit.

Sicred