KRYEFAQJA » LAJME » E Merkure, moti në Shqipëri dhe Kosovë

E Merkure, moti në Shqipëri dhe Kosovë

Shqipëria sot do të mbetet e ndikuar nga qarkullimi i masave ajrore të paqëndrueshme. Moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat në mesditë në zonat Verilindore dhe Juglindore do të shoqërohen me rreshje shiu të izoluara. Era do të jetë me drejtim
 Veriperendim (NW) me shpjetesi deri në 7 m/sek,  valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë deri në 3 ballë.
Temperaturat
Zonat malore 11/21 gradë celcius
Zonat e uleta 12/26 gradë celcius
Zonat bregdetare 14/29 gradë celcius.
Kosova do të jetë e ndikuar nga masa ajri më të freskëta veriore të paqëndrueshme. Moti do të jetë me vranesira dhe rreshje të pakta shiu. Temperaturat do të luhaten nga 13 deri në 20 gradë celcius.
Sicred