KRYEFAQJA » LAJME » E Mërkurë 8 Nëntor 2017 , moti në Shqipëri dhe Kosovë
E Mërkurë 8 Nëntor 2017 , moti në Shqipëri dhe Kosovë

E Mërkurë 8 Nëntor 2017 , moti në Shqipëri dhe Kosovë

Shqipëria sot më 8 Nentor 2017, do të ndikohet nga qendra me presion të ulët atmosferik. Moti për orët në vijim do jetë me vranësira mesatare deri të dendura, të shoqëruara me rreshje shiu. Gradualisht në mesditë rreshjet do të jenë me intesitet të ulët. Në mbremje rreshjet e shiut do të ndërpriten. Era do të jetë me drejtim Jugperendim (SW) me shpejtësi deri në 20 m/sek. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 2,5 deri ne 4,0 metër në detin Jon.
Gjatë natës niveli më i lartë i rreshjeve është regjistruar në qytetin e Vlorës me 48 mm.
Temperaturat më të ulta e më të larta:
Zonat malore 7/13 gradë celcius
Zonat e ulëta 13/19 gradë celcius
Zonat bregdetare 13/20 gradë celcius
Kosova për ditën e sotme do të ndikohet nga masa ajri të paqëndrueshme. Moti do të jetë me vranësira të dendura dhe rreshje shiu me intesitet të ulët. Temperaturat do të luhaten nga 9 gradë vlera më e ulët në mëngjes deri në 12 gradë celcius vlera me e lartë në mesditë.
Përgatiti Rezarta Xhakollari, meteorologe.

Sicred