KRYEFAQJA » LAJME » E Mërkurë 6 Dhjetor 2017, moti në Shqipëri dhe Kosovë

E Mërkurë 6 Dhjetor 2017, moti në Shqipëri dhe Kosovë

Shqipëria sot më 06 Dhjetor 2017 po ndikohet nga masa ajri të ftohta me origjinë kontinentale.
Moti për orët në vijim do jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në zonat malore të shoqëruar me mjegull. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi 8 deri në 15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi 1,25 deri në 2,5 metra në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale.

Zonat malore -4/8 gradë celcius

Zonat e ulëta -1/12 gradë celcius

Zonat bregdetare 2/13 gradë celcius

Kosova për ditën e sotme po ndikohet nga masa ajri të paqëndrueshme. Moti do jetë më me kthjellime dhe vranësira mesatare. Temperaturat do të luhaten -2 gradë celcius vlera më e ulët në mëngjes deri në 6 gradë vlera më e lartë në mesditë.

Përgatiti Rezarta Xhakollari, meteorologe.

Sicred