KRYEFAQJA » LAJME » E Mërkurë 29 Nëntor 2017, moti në Shqipëri dhe Kosovë
E mërkurë 7 shkurt 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë

E Mërkurë 29 Nëntor 2017, moti në Shqipëri dhe Kosovë

Shqipëria sot më 29 Nëntor 2017 po ndikohet  nga periferia e presionit të ulët atmosferik. Moti për orët në vijim do jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare të cilat do të vijnë në shtim. Në pjesën e dytë të ditës do të fillojnë rreshjet e shiut në Veriperëndim dhe Jugperëndim. Era do të jetë me drejtim  Juglindje (SE) me shpejtësi 8 deri në  15m /sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi 2,5 deri në 4,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale.

Zonat malore       -5/10  gradë celcius

Zonat e ulëta        -5/15  gradë celcius

Zonat bregdetare  4/16  gradë celcius

Kosova për ditën e sotme po ndikohet nga masa ajri të ftohta me origjinë veriore.  Moti do jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta. Temperaturat do të luhaten -6 gradë Celcius vlera më e ulët në mëngjes deri në 6 gradë vlera më e lartë në mesditë.

 

 Meteorologe Rezarta Xhakollari

Sicred