KRYEFAQJA » LAJME » E Mërkurë 1 Nëntor 2017 , moti në Shqipëri dhe Kosovë

E Mërkurë 1 Nëntor 2017 , moti në Shqipëri dhe Kosovë

Shqipëria sot po ndikohet nga presioni i lartë atmosferik. Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësia të pakta deri në mesatare në ultësirën perëndimore. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NE) me shpejtësi deri në 7m/sek, përjashtuar bregdetin e Adriatikut ku shpejtësia e erës do të jetë deri 15 m/sek. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,25 metër.

Temperaturat

Zonat malore -1/12 gradë celcius

Zonat e ulëta 1/19 gradë celcius

Zonat bregdetare 6/21 gradë celcius

Kosova për ditën e sotme do të ndikohet nga masa ajri të ftohta veriore. Moti do të jetë i kthjellët dhe prani të mjegullës përgjatë luginave. Temperaturat do të luhaten nga -2 gradë vlera më e ulët në mëngjes deri në 11 gradë celcius vlera më e lartë në mesditë.