KRYEFAQJA » LAJME » E Martë 30 janar 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë

E Martë 30 janar 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë

Gadishulli i Ballkanit i ndikuar nga aktiviteti i Anticiklonit te Azoreve po kushtezon edhe vendin tone mot me diell dhe prani te mjegulles ne zonat bregdetare.

E Marte 30 Janar 2018

E Marte dt 30 Janar 2018 mengjesi do te nise me kthjellime, gradualisht gjate dites vranesirat do te vijne ne shtim pergjate ultesires Perendimore ku nuk do te mungoje edhe mjegulla. Ne zonat malore do te mbizoterojne kthjellimet dhe vranesira te pakta. Era do te jete me drejtim Veriperendim (NW) me shpejtesi deri ne 7m/sek. Valezimi do te jete i forces 2 me lartesi vale 0,25 deri ne 0,5 meter ne det te hapur. Temperaturat do te jene me rritje ne zoant malore dhe renie te lehte ne zoant e uleta.

Temperaturat minimale dhe maksimale.

Zonat malore -1/12 °C

Zonat e uleta 5/15 °C

Zonat bregdetare 7/16 °C

Kosova per diten e Marte dt 30 Janar do te jete me mot te kthjellet dhe mjegull ne oret e para te mengjesit. Temperaturat ne ekstremet e tyre do te luhaten ne vlera -2°C vlera me e ulet ne mengjes deri ne 11 °C vlera me e larte ne mesdite.

E Merkure 31 Janar 2018

E Merkure dt 31 Janar 2018 moti do te jete me vranesira dhe mjegull pergjate ultesires Perendimore. Ne zonat malore do te dominojne kthjellimet dhe vranesira te pakta kryesisht ne Verilindje. Era do te jete e lehte me drejtim Veriperendim (NW) me shpejtesi deri ne 7m/sek. Valezimi do te jete i forces 2 me lartesi vale 0,25 deri ne 0,5 meter ne det te hapur. Temperaturat do te mbeten kostante.

Temperaturat minimale dhe maksimale.

Zonat malore -2/12 °C

Zonat e uleta 5/15 °C

Zonat bregdetare 7/15 °C

Meteorologe. Rezarta Xhakollari

Sicred