KRYEFAQJA » LAJME » E martë 28 Nëntor 2017, moti në Shqipëri dhe Kosovë
E martë 13 shkurt 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë

E martë 28 Nëntor 2017, moti në Shqipëri dhe Kosovë

Shqipëria sot më 28 Nëntor 2017 po ndikohet nga periferia e presionit të ulët atmosferik. Moti për orët në vijim do jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi 8 deri në 15m /sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi 1,5 deri në 2,5 metra në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale.
Zonat malore -3/6 gradë celcius
Zonat e ulëta 0/12 gradë celcius
Zonat bregdetare 3/13 gradë celcius
Kosova për ditën e sotme po ndikohet nga masa ajri të ftohta relativisht të paqëndrueshme me origjinë veriore. Moti do jetë me kthjellime dhe vranësira të shoqëruara me rreshje të pakta bore të izoluara. Temperaturat do të luhaten -3 gradë celcius vlera më e ulët në mëngjes deri në 3 gradë vlera më e lartë në mesdite.

Meteorologe Rezarta Xhakollari

Sicred