KRYEFAQJA » LAJME » E Martë 24 Tetor 2017, moti në Shqipëri dhe Kosovë

E Martë 24 Tetor 2017, moti në Shqipëri dhe Kosovë

Shqipëria sot po ndikohet nga zone me presion të ulët atmosferik dhe masa ajrore të ftohta me origjinë veriore. Moti do të jetë i vranët me rreshje  shiu dhe rreshje bore në Veri dhe Verilindje në lartësitë 800 deri në 1500 metra. Era do të jetë me drejtim Veri (N) Verilindje (NE) me shpejtësi 10 deri në 15 m/sek. Valëzimi në det do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 2,5 deri në 4,0 metra në det të hapur kryesisht në detin Jon.
Temperaturat:
Zonat malore 6/11 gradë celcius
Zonat e ulëta 7/17 gradë celcius
Zonat bregdetare 10/18 gradë celcius.
Kosova për ditën e sotme do të ndikohet nga masa ajri të ftohta të paqëndrueshme. Moti do të jetë i vranët me rreshje shiu dhe rreshje bore në mesdite. Temperaturat do të luhaten nga 3 grade vlera  më e ulët në mëngjes deri  në 7 gradë vlera më e lartë në mesdite.
Sicred