KRYEFAQJA » LAJME » E Marte 17 Tetor 2017 moti në Shqipëri dhe Kosovë

E Marte 17 Tetor 2017 moti në Shqipëri dhe Kosovë

Shqipëria sot është në ndikimin e masave ajrore të ngrohta Mesdhetare. Moti do të jetë me kthjellime dhe vranesira deri në mesatare në Ultesiren perendimore.  Era do jetë me drejtim Perendim (W) me shpejtësi deri në 6 m/sek. Valezimi në det do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,1 deri ne 0,5 metër.
Temperaturat
Zonat malore 9/23 gradë celcius
Zonat e uleta 11/29 gradë celcius
Zonat bregdetare 11/28 gradë celcius.
Kosova po ndikohet nga vlera të larta të presionit atmosferik. Moti do të jetë me diell dhe vranesira kalimtare në orët e mesdites. Temperaturat do të luhaten në vlera nga 8 grade deri në 24 gradë celcius.