KRYEFAQJA » LAJME » E Martë 12 Dhjetor 2017, moti në Shqipëri dhe Kosovë
E Enjte 22 shkurt 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë

E Martë 12 Dhjetor 2017, moti në Shqipëri dhe Kosovë

Shqipëria sot e martë 12 Dhjetor 2017, po ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore të ngrohta Mesdhetare. Moti për orët në vijim do jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura të shoqëruara me rreshje shiu në zonën Veriperëndimore dhe Jugperëndimore.
Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 20 m/sek. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi 2,5 deri në 4,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale.

Zonat malore 7/13 gradë celcius

Zonat e ulëta 8/18 gradë celcius

Zonat bregdetare 11/19 gradë celcius

Kosova për ditën e sotme po ndikohet nga masa ajri të ngrohta me origjine Mesdhetare. Moti do jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 6 gradë Celcius vlera më e ulët në mëngjes deri në 12 gradë vlera më e lartë në mesditë.

Përgatiti Rezarta Xhakollari, meteorologe.