KRYEFAQJA » LAJME » Bota » E-maili i dhëndrit të presidentit Tramp, Kushner

E-maili i dhëndrit të presidentit Tramp, Kushner

Dhëndri i presidentit Tramp, Xhared Kushner, ka përdorur adresën private të postës elektronike për të shkëmbyer mesazhe me zyrtarët e shtëpisë së bardhe në lidhje me mbulimin mediatik dhe planifikimin e aktiviteteve të ndryshme. Megjithatë, nuk ka prova se zoti kushner ka përdorur emailin e tij privat për të ndarë informacion të klasifikuar. Ekzistenca e adresës private u konfirmua dje edhe nga avokati i Kushner. Sipas avojkatit, informacionet qe Kushner ka shkëmbyer kishin lidhje me artikuj lajmesh ose komente politike, dhe përgjithësisht niseshin nga adresa e tij private kur dikush dërgonte një email në këtë adresë. Gjatë fushatës së tij, presidenti tramp e kritikonte ish-rivalen Hilari Klinton për përdorimin e adresës personale në postën elektronike ndërsa ishte sekretare shteti. Rregullat federale specifikojnë mënyrën sesi duhen mbajtur të dhënat që kanë lidhje me presidentin dhe aktivitetet qeveritare.

Sicred