KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » E lehtë t’i sjellësh turistët e vështirë t’i rikthesh! Ministri Klosi “Përballë” gazetarit Dervishi
Turizmi, sfida e qeverisë, në "Përballë" flet ministri Klosi

E lehtë t’i sjellësh turistët e vështirë t’i rikthesh! Ministri Klosi “Përballë” gazetarit Dervishi

“Miniera” më fitimprurëse e Shqipërisë dhe rajonit është turizmi. Shqipëria prej vitesh është rekomanduar për t’u vizituar nga turistët në median ndërkombëtare dhe agjensi të specializuara për turizmin. Është cilësuar si “sekreti fundit i Europës” apo “Dashuria e re Mesdhetare”
Shqipëria ka shumë për të ofruar në pak hapësirë, – të ofron turizmin bregdetar, kulturor, turizmin malor, turizmin shëndetësor, madje edhe turizmin patriotik. Sot flitet edhe për turizmin e konferencave dhe takimeve të biznesit.
Të dhënat zyrtare tregojnë rritje të konsiderueshme të numrit të turistëve të huaj, çdo vit.
Po a është turizmi thjesht dhe vetëm çështje numrash? Vetë shqiptarët shpenzojnë çdo vit më shumë se 1 miliardë dollarë për të kaluar pushimet jashtë shtetit.
Shqipëria nuk ka shumë përvojë në turizëm dhe ambjenti përreth është tejet konkurrues.
Fqinji ynë i vogël verior Mali i Zi ka sot dyfishin e numrit të shtretërve.
Në një përpjekje për të nxitur industrinë e turizmit dhe për të lehtësuar konkurrencën me fqinjët qeveria mori vendimin për uljen e TVSH për sektorin e turizmit dhe ka ofruar lehtësi fiskale për investimet për hotele me 5 yje.
Shqipëria nuk ka nevojë të shpikë rrotën për të gjetur modelin më të mirë për turizëm, por mjaft të shoh modelet e dështura dhe të mos përsërisë gabimet e të tjerëve.
Gjatë 25 viteve të fundit janë diskutuar, hartuar e miratuar 3 strategji për turizmin.
Mundësitë për turizëm janë të mëdha, por më të mëdha mbeten sfidat:
Infrastruktura, kapacitetet, niveli shërbimit, cilësia e produktit të ofruar. Sot Shqipëria nuk të ofron komoditetin për të udhëtuar me tren, por as me transport publik.
Nismat e reja si projekti 100 fshatrave apo 1000 vullnetarë në shërbim të turistëve janë përpjekje për të dalë nga tradita e turizmit stinor dhe bregdetar.
Nuk është vështirë për të ardhur si turist në Shqipëri, vështirësia është që pasi të vij, turisti të mendoj për t’u kthyer sërish.
Turizmi jep afro 30% të Prodhimit të Përgjithshëm Bruto. Për sfidat e turizmit dhe mjedisit #Përballë me ministrin e Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.

Sicred