KRYEFAQJA » LAJME » E Hënë 6 Nëntor 2017 , moti në Shqipëri dhe Kosovë

E Hënë 6 Nëntor 2017 , moti në Shqipëri dhe Kosovë

Të hënën më 6 nëntor, Shqipëria po ndikohet nga afrimi i masave ajrore të paqëndrueshme Jugperëndimore. Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira në shtim të cilat pasdite dhe gjatë mbrëmjes do të shoqërohen me rreshje shiu dhe stuhi në zonën e ultësirës perëndimore. Era do të jetë me Jugperëndim (SW) me shpejtësi deri 15 m/sek. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,5 deri në 2,25 metra.

Temperaturat do të jenë

Në zonat malore 2/15 gradë celcius

Në zonat e ulëta 5/23 gradë celcius

Në zonat bregdetare 7/22 gradë celcius

Kosova për ditën e sotme do të ndikohet nga masa relativisht të qëndrueshme. Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare. Temperaturat do të luhaten nga 1 gradë, vlera më e ulët në mëngjes deri në 14 gradë celcius në mesditë.

Përgatiti Rezarta Xhakollari, meteorologe

Sicred