KRYEFAQJA » LAJME » E Hënë 4 Dhjetor 2017, moti në Shqipëri dhe Kosovë

E Hënë 4 Dhjetor 2017, moti në Shqipëri dhe Kosovë

Shqipëria sot më 04 Dhjetor 2017 po ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore të paqëndrueshme.
Moti për orët në vijim do jetë me vranësira mesatare deri të dendura të shoqëruara me rreshje shiu të herëpashershme edhe në formën e rrebesheve. Në Verilindje dhe Juglindje do të ketë rreshje bore.
Era do të jetë me drejtim Veriperendim (NW) me shpejtësi 15 m/sek në bregdet.
Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi 1,25 deri në 2,5 metra në det të hapur.
Gjate natës sasia më e lartë e rreshjeve është regjistruar në Lezhë 30 mm shi.

Temperaturat minimale dhe maksimale.

Zonat malore 2/8 gradë celcius

Zonat e ulëta 6/14gradë celcius

Zonat bregdetare 6/15gradë celcius

Kosova për ditën e sotme po ndikohet nga masa ajri të paqëndrueshme. Moti do jetë me vranësira të dendura dhe rreshje shiu dhe rreshje bore. Temperaturat do të luhaten -1 gradë Celcius, vlera më e ulët në mengjes deri në 2 gradë vlera më e lartë në mesditë.

Përgatiti Rezarta Xhakollari, meteorologe.

Sicred