KRYEFAQJA » LAJME » E Hëne 23 Tetor 2017 moti në Shqipëri dhe Kosovë

E Hëne 23 Tetor 2017 moti në Shqipëri dhe Kosovë

Shqipëria sot po ndikohet nga kalimi i një fronti të ftohtë Veriperendimor. Moti do të jetë me vranesira dhe rreshje shiu, në Ultësiren Perendimore dhe në Jug të vëndit do të ketë dhe stuhi të shoqëruara me shkarkesa elektrike. Era do të jetë drejtim Jugperendim (SW) me shpejtësi 15 deri në 20 m/sek dhe valëzimi do të jetë i forcës 6 me lartësi të dallges 1,5 deri në 2,5 meter në det të hapur.
Gjatë natës janë regjistruar 22 milimetra shi në qytetin e Lezhës.
Temperaturat
Zonat malore 12/16 gradë celcius
Zonat e uleta 11/21 gradë celcius
Zonat bregdetare 15/22 gradë celcius
Kosova do të ndikohet nga masa ajri të paqëndrueshme. Moti do të jetë i vranët me rreshje shiu dhe rreshje bore përreth maleve gjatë orëve të mbrëmjes. Temperaturat do të luhaten 7 gradë në mëngjes deri 17 gradë vlera më e lartë në mesdite.
Sicred