KRYEFAQJA » LAJME » E Hëne 13 Nëntor 2017 , moti në Shqipëri dhe Kosovë

E Hëne 13 Nëntor 2017 , moti në Shqipëri dhe Kosovë

Shqipëria sot dt 13 Nëntor 2017 po ndikohet nga periferia e presionit të ulët atmosefrik me qëndër në Adriatikun verior. Moti për orët në vijim do jetë me vranesira mesatare deri të dendura të alternuara me rreshje shiu të cilat në mesditë do të marrin impuls dhe do të jenë në formën e rrebesheve të shoqëruara me shkarkesa elektrike kryesisht në zonën veriperendimore dhe qëndrore. Era do të jetë me drejtim Jugperendim (SW) me shpejtësi deri në 15-20 m/sek në brigjet e Adriatikut dhe detit Jon. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 2,5 deri në 4,5 meter në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale.

Zonat malore 9/15 gradë celcius

Zonat e uleta 11/22 gradë celcius

Zonat bregdetare 13/22 gradë celcius

Kosova për ditën e sotme do të ndikohet nga masa ajri relativisht të paqëndrueshme. Moti do të jetë me vranesira mesatare dhe rreshje shiu të herë pas hershme. Temperaturat do të luhaten nga 9 gradë vlera më e ulët në mëngjes deri në 19 gradë celcius vlera më e lartë në mesditë.

Meteorologe. Rezarta Xhakollari

Sicred