KRYEFAQJA » LAJME » E Hënë 11 Dhjetor 2017, moti në Shqipëri dhe Kosovë

E Hënë 11 Dhjetor 2017, moti në Shqipëri dhe Kosovë

Shqipëria sot, e hënë 11 Dhjetor 2017 po ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore të ngrohta të paqëndrueshme me origjinë mesdhetare.
Moti për orët në vijim do jetë me vranësira mesatare deri të dendura të shoqëruara me rreshje shiu në veriperendim dhe jugperendim.
Era do të jetë me drejtim Jug (S) me shpejtësi 15 deri në 20m /sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5-6 me lartësi 2,5 deri në 4,0 metra në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale.

Zonat malore -1/9 gradë celcius

Zonat e ulëta 2/16 gradë celcius

Zonat bregdetare 6/16gradë celcius

Kosova për ditën e sotme po ndikohet nga masa ajri të qëndrueshme. Moti do jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura. Temperaturat do të luhaten -2 gradë Celcius vlera më e ulët në mëngjes deri ne 8 gradë vlera më e lartë në mesditë.

Përgatiti Rezarta Xhakollari, meteorologe.

Sicred