KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Londër, rekord ditësh të nxehta

Londër, rekord ditësh të nxehta

Londra ka qenë për shumë kohë në perceptimin e përgjithshëm sinonim i motit të paqëndrueshëm. Imazhit të xhentellmenit që shëtiste rrugëve të kryeqytetit britanik, ka qënë e pamundur të mos i bashkëngjisje një çadër në dorë. Por vitet e fundit kjo ka ndryshuar shumë. Ndërsa në disa pjesë të Europes këto ditë qershori rikthyen të ftohtin, Anglia të hënën përjetoi ditën më të nxehtë të vitit. Në disa pjesë të jugut të saj, termometri shënoi 33 gradë Celsius, çka e bënte më ngrohtë se në Rio de Zhaneiro. Në disa zona madje pati edhe zjarre, të cilat gjatë natës u vunë nën kontroll. Çudia më e madhe u regjistrua në Edinburgh, ku trotuaret nisën të ngriheshin e të çaheshin. Sipas mediave vendase, e gjithë kjo ishte pasojë e të nxehtit. Për adhuruesit e plazhit kjo ishte padyshim një ditë që nuk duhej humbur. Kush pati mundësi të lëvizte iu drejtua bregdetit. Metereologët thonë se temperaturat pritet të jenë mbi mesataren përgjatë gjithë ditëve në vazhdim, ku ato me të nxehtat duket se do të jenë e mërkura dhe e enjtja. Qielli i pastër Kristal do të shoqëroje vendin edhe gjatë fundjavës shprehen ekspertet dhe vetëm nga fundjava e ardhshme mund të kete reshje.

Sicred