KRYEFAQJA » LAJME » E Enjte 9 Nëntor 2017 , moti në Shqipëri dhe Kosovë
E Enjte 9 Nëntor 2017 , moti në Shqipëri dhe Kosovë

E Enjte 9 Nëntor 2017 , moti në Shqipëri dhe Kosovë

Në Shqipëri sot më 9 Nëntor 2017 po qarkullojnë masa ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti për orët në vijim do jetë me vranësira mesatare të shoqëruara me rreshje shiu në zonën qëndrore në pjesën e parë të ditës. Pasdite dhe në mbrëmje moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Era do të fryjë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi deri në 7 m/sek. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,25 meter.

Temperaturat minimale dhe maksimale do të jenë:

Në zonat malore 4/14 gradë celcius

Në zonat e ulëta 9/19 gradë celcius

Në zonat bregdetare 9/20 grade celcius

Kosova për ditën e sotme do të ndikohet nga masa ajri të ftohta verirore. Moti do të jetë më me alternime kthjellimesh dhe prani të mjegullës. Temperaturat do të luhaten nga 5 gradë vlera më e ulët në mëngjes deri në 15 gradë celcius vlera më e lartë në mesditë.

Përgatiti Rezarta Xhakollari, meteorologe