KRYEFAQJA » LAJME » E Enjte 30 Nëntor 2017, moti në Shqipëri dhe Kosovë

E Enjte 30 Nëntor 2017, moti në Shqipëri dhe Kosovë

Shqipëria sot më 30 Nëntor 2017 po ndikohet nga qendra e presionit të ulët atmosferik. Moti për orët në vijim do jetë me vranësira të dendura dhe rreshje shiu në të gjithë vendin. Në mesditë dhe gjatë mbrëmjes rreshjet do të intesifikohen në zonën qëndrore, jug dhe juglindje. Era do të jetë me drejtim Juglindje (SE) me shpejtësi 15 deri në 30m /sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi 2,5 deri në 4,0 metra në det të hapur.
Gjatë natës sasia më e lartë e rreshjeve është regjistruar në Lezhë 24 mm shi, Kukës 22 mm, Shkodër 21 mm shi, Gjirokastër 13 mm shi.

Temperaturat minimale dhe maksimale.

Zonat malore 4/13 gradë celcius

Zonat e ulëta 4/19 gradë celcius

Zonat bregdetare 7/20 gradë celcius

Kosova për ditën e sotme po ndikohet nga masa ajri të paqëndrueshme. Moti do jetë me vranësira të dendura dhe rreshje shiu. Temperaturat do të luhatën 3 gradë celcius vlera me e ulët në mëngjes deri në 11 gradë vlera më e lartë në mesditë.
Përgatiti Rezarta Xhakollari, meteorologe.

Sicred