KRYEFAQJA » LAJME » E Enjte 21 Dhjetor 2017, moti në Shqipëri dhe Kosovë
E Enjte 22 shkurt 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë

E Enjte 21 Dhjetor 2017, moti në Shqipëri dhe Kosovë

Shqipëria sot e enjte 21 Dhjetor 2017, po vazhdon të jetë në ndikimin e masave ajrore të ftohta me origjinë arktike.
Moti për orët në vijim do jetë me kthjellime dhe vranësira deri në mesatare në Jug të vendit.
Era do të jetë me drejtim Verilindje (NE) me shpejtësi 8-15 m/sek. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi 1,0 deri në 1,5 metra në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale.

Zonat malore -8/1 gradë celcius

Zonat e ulëta – 3/9 gradë celcius

Zonat bregdetare 0/11 gradë celcius

Kosova për ditën e sotme po ndikohet nga masa ajri të ftohta veriore. Moti do jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare.
Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten -7 gradë Celcius vlera më e ulët në mëngjes deri në -3 gradë vlera më e lartë në mesdite.

Përgatiti Rezarta Xhakollari, meteorologe.

Sicred