KRYEFAQJA » LAJME » E Enjte 19 Tetor 2017 moti në Shqipëri dhe Kosovë

E Enjte 19 Tetor 2017 moti në Shqipëri dhe Kosovë

Shqipëria sot po ndikohet nga vlera të larta të presionit atmosferik. Moti do të jetë me kthjellime dhe prani të mjegulles në orët e para të mëngjesit. Era do të jetë e lehtë me drejtim Jugperendim (SW) me shpejtësi maksimale 6 m/sek, valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,1 deri në 0,5 meter.
Temperaturat
Zonat malore 8/24 gradë celcius
Zonat e uleta 8/27 gradë celcius
Zonat bregdetare 11/26 gradë celcius.
Kosova po ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore të qëndrueshme. Moti do të jetë i kthjellët dhe mjegull përgjatë luginave. Temperaturat do të luhaten 7 gradë vlera më e ulet në mëngjes deri në 26 gradë celcius vlera më e lartë në mesdite.