KRYEFAQJA » LAJME » E Enjte 16 Nëntor 2017 , moti në Shqipëri dhe Kosovë

E Enjte 16 Nëntor 2017 , moti në Shqipëri dhe Kosovë

Shqipëria sot më 16 Nëntor 2017 po ndikohet nga periferia e presionit të ulët atmosferik me qendër në detin Jon. Moti për orët në vijim do jetë me vranësira mesatare deri të dendura të shoqërura  me rreshje shiu me intesitet më të lartë në Jug dhe Juglindje , ku do të ketë dhe rrebeshe dhe stuhi të izoluara.  Në pjesën e dytë të ditës dhe gjatë mbrëmjes rreshjet do të ndërpriten në pjesën më të madhe të territorit. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim  (NW) me shpejtësi deri ne 15-20 m/sek në Adriatikun Veriperendimor. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 2,5 deri ne 2,5 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale.

Zonat malore 4/11 grade celcius

Zonat e uleta 8/20grade celcius

Zonat bregdetare 11/20 grade celcius

Kosova për ditën e sotme po ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore të paqëndrueshme. Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura dhe rreshje me intesitet mesatar. Temperaturat do të luhaten 4 gradë Celcius vlera më e ulët në mëngjes deri në 9 gradë vlera më e lartë në mesditë.

 

 Meteorologe, Rezarta Xhakollari

Sicred