KRYEFAQJA » LAJME » E Enjte 14 Dhjetor 2017, moti në Shqipëri dhe Kosovë

E Enjte 14 Dhjetor 2017, moti në Shqipëri dhe Kosovë

Shqipëria sot, e enjte 14 Dhjetor 2017, po ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore relativisht të paqëndrueshme me origjinë Mesdhetare. Moti për orët në vijim do jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura të shoqëruara me rreshje shiu në veriperëndim dhe juglindje.
Era do të jetë me drejtim Jug (S) me shpejtësi 10 deri në 15m/sek në bregdet.
Valëzimi do të jetë i forcës 4-5 me lartësi 1,5 deri në 2,5 metra në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale.

Zonat malore 6/11 gradë celcius

Zonat e ulëta 10/16 gradë celcius

Zonat bregdetare 10/16 gradë celcius

Kosova për ditën e sotme po ndikohet nga masa ajri të qendrueshme. Moti do jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura. Temperaturat do të luhaten 5 gradë Celcius vlera më e ulët në mëngjes deri në 10 gradë vlera më e lartë në mesditë.

Përgatiti Rezarta Xhakollari, meteorologe.

Sicred