KRYEFAQJA » LAJME » E Enjte 1 shkurt 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë

E Enjte 1 shkurt 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë

Gadishulli i Ballkanit gradualisht do te ndikohet nga afrimi i masave ajrore te paqendrueshme veriperendimore te cilat do te kushtezojne ne vendin tone mot me vranesira dhe rifillimin e rreshjeve te shiut.

E Enjte 01 Shkurt 2018

Fillimi i muajit Shkurt dt 01 2018 moti do te jete me vranesira mesatare deri te dendura ne Veriperendim dhe Jugperendim ku do te fillojne dhe rreshjet e para te shiut me intesitet te ulet. Era do te jete e vrullshme me drejtim Jug (S) me shpejtesi 10 deri ne 25m/sek. Valezimi do te jete i forces 5 me lartesi vale 2,5 deri ne 4,5 meter ne det te hapur. Temperaturat do te mbeten pa ndryshime te ndjeshme.

Zonat malore 1/10 °C

Zonat e uleta 6/15 °C

Zonat bregdetare 8/16 °C

Kosova per diten e Enjte dt 01 Shkurt do te vazhdoje me mot te alternuar me kthjellime dhe vranesira mesatare deri te dendura. Temperaturat ne ekstremet e tyre do te luhaten ne vlera -2°C vlera me e ulet ne mengjes deri ne 7 °C vlera me e larte ne mesdite.

E Premte 02 Shkurt 2018

Dita e premte dt 02 Shkurt 2018 moti do te jete me vranesira mesatare deri te dendura te shoqeruara me rreshje shiu me intesitet me te larte ne Veriperendim gjate pjeses se dyte te dites dhe ne mbremje ku do te shoqerohen me shkarkesa elektrike. Era do te intesifikohet me drejtim Jugperendim (SW) me shpejtesi 15 deri ne 30 m/sek ne bregdet. Valezimi do te jete i forces 5-6 balle me lartesi vale 4,0 deri ne 6,0 meter ne det te hapur. Temperaturat do te jene me rritje ne te dyja vlerat.

Zonat malore 3/11 °C

Zonat e uleta 8/17 °C

Zonat bregdetare 10/17 °C

Meteorologe. Rezarta Xhakollari

Sicred