Shqipëria sot po ndikohet nga masa ajri të ftohta me origjine veriore. Moti do të jetë i kthjellët dhe vranësira deri në mesatare. Era do të jetë me drejtim Jugperendim (SW) me shpejtësi 7 m/sek, përjashtuar bregdetin e Adriatikut ku era do të jetë e vrullshme me shpejtësi deri në 15-18 m/sek. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartesi vale 0,25 deri në 1,25 meter.
Temperaturat
Zonat malore 1/15 gradë celcius
Zonat e uleta 5/19 gradë celcius
Zonat bregdetare 6/ 19 gradë celcius
Kosova për diten e sotme do të ndikohet nga masa ajri të paqëndrueshme. Moti do të jetë i vranët dhe rreshje shiu të pakta në pjesen e dytë të dites dhe në mbremje. Temperaturat do të luhaten nga 1 gradë deri në 13 gradë celcius vlera me e lartë.
Meteorologe. Rezarta Xhakollari