Shqipëria sot dt 26 Nëntor 2017 po ndikohet nga periferia e presionit të ulët atmosferik. Moti për orët në vijim do jetë me vranesira mesatare të cilat do të dendësohen. Rreshjet e shiut fillimisht do të prekin zonën Veriperendimore ku do të ketë edhe shkakrkesa elektrike. Gradualisht pasdite rreshjet do të shtrihen në të gjithë territorin. Në mesnatë në Alpe parashikohen rreshje bore të cilat në orët e para të mengjesit të ditës së Hënë rreshjet e bores do të prekin verilindjen dhe juglindjen. Era do të jetë me drejtim Jugperendim (SW) me shpejtësi 15-20m /sek. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 2,5 deri në 4,5 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale.
Zonat malore 3/12 gradë celcius
Zonat e uleta 1/18 gradë celcius
Zonat bregdetare 9/19 gradë celcius
Kosova për ditën e sotme po ndikohet nga masa ajri të paqëndrueshme. Moti do jetë me vranesira mesatare deri të dendura të shoqëruara me rreshje shiu. Temperaturat do të luhaten 3 gradë Celcius vlera më e ulët në mengjes deri në 11 gradë vlera më e lartë në mesditë.
Meteorologe. Rezarta Xhakollari