KRYEFAQJA » LAJME » E Dielë 3 Dhjetor 2017, moti në Shqipëri dhe Kosovë
E martë 13 shkurt 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë

E Dielë 3 Dhjetor 2017, moti në Shqipëri dhe Kosovë

Shqipëria sot më 3 Dhjetor 2017 po ndikohet nga zonë e zgjeruar me presion të ulët atmosferik me qendër në gadishullin Apenin. Moti për orët në vijim do jetë me alternime vranësira të shoqëruara me rreshje shiu me intesitet mesatar.
Në Veri-Lindje në qytetin e Kukësit kanë nisur rreshjet e borës të cilat do të vazhdojnë deri në mbrëmje. Trashësia e saj i ka kaluar 20 cm.
Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi deri në 15-20 m/sek.
Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi 1,5 deri në 4,0 meter në det të hapur.

Gjate nates sasia më e lartë e rreshjeve është regjistruar në qytetin e Lezhës 20 mm, në kryeqytet 20 mm dhe në qytetin bregdetar të Vlores me 20 mm shi.

Temperaturat minimale dhe maksimale.

Zonat malore 0/10 gradë celcius

Zonat e ulëta 10/15 gradë celcius

Zonat bregdetare 8/16 gradë celcius

Kosova për ditën e sotme po ndikohet nga masa ajri të ftohta të paqëndrueshme me origjinë veriore. Moti do jetë me vranësira të dendura të shoqëruara me rreshje bore. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten -2 gradë Celcius vlera më e ulët në mëngjes deri në 5 gradë vlera më e lartë në mesditë.

Përgatiti Rezarta Xhakollari, meteorologe.

Sicred