KRYEFAQJA » LAJME » E Dielë 12 Nëntor 2017 , moti në Shqipëri dhe Kosovë

E Dielë 12 Nëntor 2017 , moti në Shqipëri dhe Kosovë

Shqipëria të dielën më 12 Nentor 2017, po ndikohet nga vlera normale të presionit atmosferik. Moti për orët në vijim do jetë me alternime vranësirash të cilat do të shoqërohen me rreshje shiu të herë pas hershme, në orët e mbrëmjes në Veriperëndim rreshjet do të jenë me intesitet mesatar në formën e rrebesheve. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi deri ne 8m/sek , përjashtuar brigjet e Adriatikut dhe detit Jon, ku shpejtësia do të arrijë deri në 15-20 m/sek. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,5 deri në 2,5 metra.

Rreshjet më të shumta gjatë natës janë regjistruar në qytetin Juglindor të Korçës me 15 mm shi dhe në qytetin Jugor të Gjirokastrës me 12 mm shi.

Temperaturat minimale dhe maksimale.

Zonat malore 7/15 gradë celcius

Zonat e uleta 10/21 gradë celcius

Zonat bregdetare 12/21 gradë celcius

Kosova për ditën e sotme do të ndikohet nga masa ajri relativisht të paqëndrueshme. Moti do të jetë me vranësira mesatare dhe rreshje të pakta shiu. Temperaturat do të luhaten nga 9 gradë vlera më e ulët në mëngjes deri në 15 gradë celcius vlera më e lartë në mesditë.

Meteorologe. Rezarta Xhakollari

Sicred