KRYEFAQJA » LAJME » “E dëgjova në Deutsche Welle!”, premierë në RTSH 3
“E dëgjova në Deutsche Welle!”, premierë në RTSH 3

“E dëgjova në Deutsche Welle!”, premierë në RTSH 3

Mbrëmjen e së mërkurës, 24 janar 2018, në kanalin RTSH 3 u transmetua premierë dokumentari televiziv “E dëgjova në Deutsche Welle!”, dedikuar transmetuesit të njohur gjerman, i cili prej 25 viteve emeton dhe programe në gjuhën shqipe.
Dokumentari kishte në fokus rolin dhe ndikimin në hapësirat shqipfolëse të Deutsche Welle-s, duke evidentuar disa nga momentet më të rëndësishme të kontributit në vite. Aty përfshiheshin dhe opinione e vlerësime të ekspertëve të medias e komunikimit nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, si prof. Artan Fuga, prof.asoc Mark Marku, prof.asoc Hasan Saliu, dr. Sefer Tahiri, analistëve Veton Surroi, Enver Robelli, Shkëlzen Maliqi dhe Xhelal Neziri. Dokumentari solli gjithashtu edhe rrëfime të disa prej protagonistëve Deutsche Welle-s, si Gerda Meuer, Verica Spasovska, Christian Gramsch, Auron Dodi etj., si dhe ambasadores së  Gjermanisë në Shqipëri, Susanne Schütz.
Viti 2018 shënon 65 vjetorin e fillimit të transmetimeve të Deutsche Welle-s, e cila nga një stacion radiofonik në vitin 1953, sot është transformuar në një platformë multimediale që publikon përmbajtje në 30 gjuhë të botës.

Sicred