KRYEFAQJA » LAJME » E- Albania edhe për patentat

E- Albania edhe për patentat

Duke filluar nga muaji tetor, qytetarët do të mund të përfitojnë online dy shërbime. Ato janë leja e drejtimit të mjetit, përkatësisht rifitimi i patentës dhe konfirmimi për gjendjen aktive të mjetit.
Ministri i infrastrukturës dhe energjisë Damian Gjiknuri zbuloi detajet e vendimit të fundit të qeverisë. “Për të gjithë ata qytetarë që duhet të marrin apo dorezojnë dokumente në zyrat e administratës, ne shtojmë listen e këtyre dokumenteve që mund të tërhiqen online në portalin e-Albania, si nga qytetarët, ashtu edhe nga institucionet publike të cilave u nevojiten ato. Autorizimi për rifitimin e lejes se drejtimit dhe vërtetimi për lejen e drejtimit, të cilat janë shërbime me pagesë do të kryhen nga qytetari online. Pra, përmes portalit e-Albania, çdo qytetar që ka nevoje për këto dokumente mund ta bejë pagesën online dhe gjithashtu merr vertetimin online” tha zoti Gjiknuri.
Po ashtu, nga java e ardhshme do të mund të kryhet online edhe konfirimi për gjendjen aktive të mjetit. “Duke filluar nga java e ardhshme, asnje institucion shteteror, për nevojat e procedurave të veta, nuk do tua kërkojë me qytetarëve konfirmimin për gjendjen aktive të mjetit. Do jenë vetë institucionet që do ta bëjnë këtë verifikim përmes portalit online e-Albania” tha zoti Gjiknuri.
Vendimi i ministrise se Infrastruktures dhe Energjise vjen në kuadër të angazhimit të qeverisë për të lehtësuar procedurat dhe burokracitë e shërbimeve publike për qytetarët.

Sicred