KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Dyshime për vazhdimësinë e Marrëveshjes së Tregtisë Amerikano Veriore

Dyshime për vazhdimësinë e Marrëveshjes së Tregtisë Amerikano Veriore

Nëse i jepet fund Marrëveshjes së Tregtisë Amerikano Veriore, marrëdhëniet mes Meksikës dhe SHBA-ve do të prisheshin. Kështu u shpreh Ministri i jashtëm meksikan Luis Videgarai, para mbajtjes këtë javë të raundit të ri të bisedimeve për përditësimin e marrëveshjes së tretgisë së lirë që SHBA-të, Meksika dhe Kanadaja kanë nënshkruar fillimisht në vitin 1994.
Presidenti amerikan Donald Tramp përsëriti për të disatën herë këtë javë kërcënimet se do t’a griste marrëveshjen, Ai ka theksuar se deficiti i tregtisë me Meksikën ishte i padrejtë për SHBA-të. Administrata e tij ka bërë të ditur se po përpiqet ta reduktojë këtë deficit ndërsa ka bërë thirrje për një rishikim tërësor të marrëveshjes.
Por për kreun e Dhomës Amerikane të Tregtisë prishja e marrëveshjes do të vinte në rrezik rreth 1 triliardë dollarë në tregtimin vjetor trepalësh. Ministri i jashtëm meksikan u shpreh se Meksika po përgatitej për skenare të ndryshme që mund të rezultojnë nga bisedimet e kësaj jave, ndërsa ka theksuar se vendi i tij nuk do të qëndronte brenda marrëveshjes nëse kjo e fundit nuk do të ishte në të mirë të tij.

Sicred