KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Dyqani i parë i alkoolit në Mosul, pas çlirimit të vendit
Dyqani i parë i alkoolit, në Mosul, pas çlirimit të vendit, shtet islamik, bota

Dyqani i parë i alkoolit në Mosul, pas çlirimit të vendit

Shteti Islamik imponoi ndalim të plotë të alkolit ndërkohë që kontrollonte qytetin lindor Mosul në Irak, madje edhe ka ekzuetuar njerëz për konsum alkoli. Por tani që qyteti u çlirua, një dyqan i tillë që shet pije alkolike është hapur në qytet, por pa i bërë shumë reklamë vetes. Dyqani nuk ka asnjë tabelë, por konsumatorët e dinë dhe, prej tij, shihen shpesh njerëz që dalin, me pijet futur nëpër qese të zeza. Nëpër rafte, pronari që nuk dëshiron të bëhet publik, mban birrë nga Turqia, likerin tradicional irakian, uiski të lirë të importuar apo raki të sjellë nga rajonet kurde. Pronari thotë se ka rreth 1 mijë klientë në ditë dhe pohon së alkoli nuk u zhduk kurrë plotësisht nga qyteti as kur Mosuli u shpall kryeqytet i kalifatit të shtetit islamik në vitin 2014. Në atë kohë tregtimi i alkolit ishte punë e rrezikshme dhe shumë e shtrenjtë. Një shishe mund të shkonte mes 50 dhe 100 dollarë. Më parë në qytet ka pasur edhe bare e klube ku lejohej alkoli, por u mbyllen gjatë luftës. Pronari i këtij dyqani qëndron ende i frikësuar pas derës së blinduar dhe banakut me grila hekuri, pasi i druhet ndonjë sulmi nga ekstremistë që mund të kenë mbetur në qytet.

Sicred