KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Dyqanet e bukës të heqin qeset plastike, tjetër nismë e Bashkisë së Tiranës
Abuzim i dyfishtë me bukën e përditshme, kush përgjigjet?

Dyqanet e bukës të heqin qeset plastike, tjetër nismë e Bashkisë së Tiranës

Bashkia e Tiranës ka hedhur një tjetër hap të rëndësishëm për të çuar drejt zeros përdorimin e qeseve plastike në tregjet e qytetit. Gjashtë muaj më parë ajo arriti një marrëveshje me supermarketet për të kaluar me pagesë përdorimin e qeseve. Sipas kryetarit të bashkisë Erion Veliaj, rezultati ishte reduktimi i qeseve plastike me 60 përqind. Të mërkurën pas një takimi me Shoqatën e Prodhimit të Bukës, u ra dakord që 250 furrat më të rëndësishme të bukës në Tiranë nuk do të shpërndajnë më prodhimet e tyre me qese plastike.
Për zotin Veliaj ky është një rekord historik. “Edhe në Amerikë dhe qytetet e tjera të zhvilluara shpërndahen qeset kafe të letrës, që janë produkt i ricikluar dhe shpërbëhet në 4 minuta dhe jo në 400 vjet sa duan qeset” tha ai. “Është më shumë se një fitore e drejtpërdrejtë në betejën për të pasur një Tiranë më të pastër. Bashkimi i shoqatës me 250 furra buke dhe pastiçierie me nismën tonë redukton 1 milion qese në ditë në Tiranë. Kjo bën krenar secilin në shtëpinë e vet sot, është diçka konkrete dhe të prekshme, pra që ne në Tiranë e ndjejmë nga mënyra sesi është qyteti sot, më i pastër” tha me entuziazëm zoti Veliaj. “Nuk ka qytet realisht sot në Ballkan që ta ketë bërë këtë, fillimisht me supermarketet dhe me shitësit e bukës” shtoji më tej ai.
Kreu i Shoqatës së Prodhimit të Bukës, Gëzim Peshkëpia, nga ana e tij tha se “Ne kemi rënë dakord njëzëri për mbështetjen e kësaj lëvizjeje që shpresojmë në të ardhmen të sjellë edhe reduktimin e ndotjes së ambientit”.
Tashmë pritet që një hap tjetër i reduktimit të qeseve plastike të jenë tregjet e gjelbër të qytetit, por edhe minimarketet e lagjeve.
Historia zhdukjes së qeseve plastike nga tregjet shqiptare ka vite që ka nisur. Një vendimi i qeverisë Berisha, parashikonte që pas datës 1 shtator 2012, të ndalohej prodhimi dhe hedhja në treg e qeseve plastike të pabiodegradueshme nga të gjithë operatorët ekonomikë. Por që nga ajo kohë kanë kaluar 5 vjet.

Sicred