KRYEFAQJA » LAJME » Dy vendime të reja të “Vettingut” shkarkohet një prokuror, konfirmohet një gjyqtare
Dy vendime të reja të "Vettingut"

Dy vendime të reja të “Vettingut” shkarkohet një prokuror, konfirmohet një gjyqtare

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi të enjten nga detyra Prokurorin e Apelit Luan Kaloçi, seanca dëgjimore për të cilin u zhvillua dy ditë më parë. Prokurori nuk ishte prezent dhe u përfaqësua nga avokati i tij. Arsyeja kryesore e shkarkimit të Kalocit nga trupa gjykuese e Komisionit të pavarur të Kualifikimit duket se ishte mos justifikimi i pasurinë se tij. Kaloci është kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë çka e vuri atë në listën prioritare të kontrollit nga organet e vettingut.

Po më herët Komisioni i pavarur i kualifikimi e nisi ditën me seancën e dhënies së vendimit për Gjyqtaren e Gjykatës së Tiranës Alma Brati. Zonja Brati e kaloi me sukses proçesin e vettingut dhe vendimi u dha po të enjten nga trupa gjykuese e përbërë nga Pamela Qirko, Lulzim Hamitaj dhe kryetarja e KPK-së Genta Tafa Bungo. Alma Brati rezultoi se kishte bërë deklarim të pastër dhe të vërtetë të pasurisë së saj dhe tanimë konfirmon emrin e saj si kandidate për këshillin e lartë të gjyqësorit.

Sicred