KRYEFAQJA » LAJME » Dy surpriza në stërvitjen e Brazilit, Zagallo dhe Maravilha vizitojnë lojtarët në qendrën e grumbullimit

Dy surpriza në stërvitjen e Brazilit, Zagallo dhe Maravilha vizitojnë lojtarët në qendrën e grumbullimit

Ndërsa po zhvillon stërvitjen në qendrën e grumbullimit në prag të botërorit Rusi 2018, kombëtarja e Brazilit është vizituar nga dy ish-futbollistë brazilianë, kampionë bote ndër vite. Me karrocën e tij me rrota, fillimisht në fushë ka hyrë Zagallo, kampioni i trefishtë botëror me Brazilin. Ai ka takuar Neymar, të cilit i ka thënë se duhet të bëhet lider i skuadrës. Të jetë frymëzues i të gjithë lojtarëve, t’i mbajë ata të bashkuar dhe të shpalosë talentin e tij në finalet e Botërorit Rusi 2018. Më pas Zagallo e ka pyetur Neymar edhe për dëmtimin e tij. Kampioni i 3-fishtë i botës është takuar edhe me Kasion, portierin e trajnerëve dhe trajnerin Tite. Më pas ka ndjekur seancën stërvitore. Por surprizat për futbollistët brazilianë nuk kanë mbaruar kur pranë tyre ka mbërritur edhe 3 herë kampioni tjetër i botës, Dada Maravilha. Edhe 72 vjeçari ka vënë theksin te udhëheqësi i ekipit të Brazilit, i cili duhet të jetë Neymar. “Dua që Neymar të jetë pjesë e ekipit sa më shpejt të jetë e mundur. Ai është lojtari më i mirë i Brazilit, i pakrahasueshëm me të tjerët. Duhet të bëhet lider i ekipit. Nëse Brazili do të jetë i aftë të luajë si skuadër, atëherë do të jetë i pamposhtur”. Për këtë Maravilja jep si shembull Selesaon e vitit 1970, që mahniti gjithë globin me mrekullitë që shpalosi në fushë. “Ne duhet të marrim shembullin e Selecao në vitin 1970, që konsiderohet në të gjithë botën, si kombëtarja më e mirë e të gjitha kohërave. Ne duhet të kopjojmë atë Selecao, që e merrte topin dhe nuk lejonte kundërshtar t’ia rrëmbente derisa shënonte gol”. Edhe Maravilja ka ndjekur stërvitjen e kombëtares braziliane nën drejtimin e trajnerit Tite.

Sicred