KRYEFAQJA » LAJME » Dy shpërthime eksplozivi tronditin Vlorën
Publikohen emrat dhe foto e të rrezikshmëve të Vlorës

Dy shpërthime eksplozivi tronditin Vlorën

Dy shpërthime me lëndë eksplozive kanë ndodhur gjatë natës në qytetin e Vlorës. Shpërthimi i parë është shënuar rreth orës 02.30 të mëngjesit, në katin e pestë të një pallati në afërsi të Drejtorisë së Policisë së Vlorës. Policia konfirmon se lënda plasese ishte vendosur pranë derës së banesës së 30 vjeçarit Fatjon Bana.
Ndërsa një orë më vonë, shpërthimi i dytë ka ndodhur në afërsi të bashkisë së qytetit. Tritoli ishte vendosur në afërsi të portës së banesës së një 69 vjeçari. Nga të dyja shpërthimet nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. Policia ka nisur hetimet për të dyja ngjarjet.

Sicred