KRYEFAQJA » LAJME » Dy persona janë plagosur nga një atentat në Vlorë
atentati ne vlore

Dy persona janë plagosur nga një atentat në Vlorë

Qyteti i Vlorës është zgjuar këtë mëngjes nga një atentat me armë zjarri. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë rrugës Transballkanike, ku dy persona janë qëlluar me bershëri kallashnikovi nga persona ende të paidentifikuar. Korenspodenti i radiotelevizionit shqiptar në Vlorë, Elizbon Haruni raportoi se dy personat që janë qëlluar me armë zjarri kanë qenë në makinën Benz ngjyrë gri me targat VL 6368 C.  Ndërkohë në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një pistoletë e hedhur. Mendohet se autorët kanë dalë nga një automjet tjetër, kanë qëlluar dhe më pas janë larguar. Të plagosurit janë dërguar në spital dhe ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa nuk dihen ende rrethanat si ka ndodhur ngjarja. Në qytetin e Vlorës shpesh siguria e qytetarëve ka qenë e rrezikuar për shkak të shumë atentateve të ndodhura në zona të populluara dhe në qendër të qytetit.

Sicred