KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Dy mijë fëmjë migrantë ndahen nga familjet e tyre në kufirin amerikan

Dy mijë fëmjë migrantë ndahen nga familjet e tyre në kufirin amerikan

Rreth 2 mijë fëmjë migrantë janë ndarë nga familjet e tyre në kufirin amerikan dhe kjo shifër është regjistruar vetëm gjatë gjashtë javëve të fundit. Pas masave të administratës Tramp kundër kalimit të paligjshëm të kufirit nga Meksika, në kufirin mes dy vendeve po ndalohen të rritur, cka do të thotë se fëmijët e tyre hiqen nga kujdesi prindëror, Kjo cështje po shkakton një stuhi politike në rritje në SHBA. Të enjten që lamë pas, kryeprokurori i përgjithshëm Xhef Sessions citoi Biblën për të mbrojtur përqasjen me zero tolerancë kundër imigracionit të paligjshëm. Kjo do të thotë se personat që hyjnë në SHBA në mënyrë të parregullt ndiqen penalisht, ndryshe nga dikur kur personat që kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme për herë të parë thjesht konsideroheshin përgjegjës për kundravajtje. E ndërsa të rriturit akuzohen penalisht dhe ndalohen, fëmijët që udhëtojnë me ta ndahendhe klasifikohen si minorenë të pashoqëruar. Fëmihjët më pas kalojnë nën kujdesin e Departamentit amerikan të Shërbimeve Shëndetësore dhe Humane. Shifrat e bëra publike nga Departamenti amerikan i Sigurisë Kombëtare tregojnë se 1995  fëmijë janë ndarë nga 1940 të rritur, të cilët janë ndaluar, që nga data 19 prill deri në 31 maj. Kombet e Bashkuara u kanë bërë thirrje SHBA-ve që të ndalojnë menjëherë ndarjet e familjeve.

Sicred