KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Dy Koretë, bashkë në lojrat aziatike
Dy Koretë, bashkë në lojrat aziatike

Dy Koretë, bashkë në lojrat aziatike

Koreja e Veriut dhe Koreja e Jugut parakaluan së bashku në hapjen e Lojërave Aziatike, të cilat nisën në Xhakarta, duke treguar edhe njëherë Unitetin midis tyre. Basketbollistja e Koresë së Jugut, Lim Yung-hui dhe futbollisti i Koresë së Veriut, Ju Kyong-chol, mbanin lart flamurin e Unifikimit të Koresë.
Ky është gjest i dytë i tillë simbolik këtë vit nga dy koretë, të cilat gjithashtu dolën së bashku në ceremoninë e hapjes së Olimpiadës Olimpike në Pyeongchang, një ngjarje që paralajmëroi ngrohjen midis tyre. Kryeministri i Koresë së Jugut Lee Nak-yon dhe zëvendëskryeministri i Koresë së Veriut Ri Ryong-nam, u ngritën së bashku gjatë ceremonisë kur marshuan atletët koreanë. Ishte bukur kur atletët e të dy koreve, që ishin rreth 1000 marshuan sëbashku me uniforma të bardha dhe blu. Lojërat aziatike përfshijnë pothuajse programin e plotë olimpik dhe konsiderohen si majat e shumë kombeve pjesëmarrëse, për të cilët suksesi olimpik shpesh rezulton i pakapshëm.

Sicred