KRYEFAQJA » LAJME » Dy deputetë të rinj në Kuvend
Parlamenti në seancë të jashtëzakonshme

Dy deputetë të rinj në Kuvend

Sot u betuan në Parlament dy deputetë të rinj të cilët do të jenë parlamentarët me mandatin më të shkurtër në historinë e pas viteve ’90. Ata jane Petrit Gjoni për LSI-në dhe Xhevit Bushaj për Partinë Socialiste. Në fakt deputeti i ri i LSI-së erdhi në parlament pas tërheqjes së Armando Prengës dhe pasi lista e socialistëve në qarkun e Lezhës u ezaurua. Deputeti tjetër Bushaj do të vijojë të mbetet në grupin e socialistëve pasi ai zëvendëson Ervin Koçin, që dha gjithashtu dorëheqjen nga mandati i deputetit të qarkut Fier. Dy deputetët e rinj do të ushtrojnë mandatin aktiv vetëm për një muaj e gjysëm pasi shumë shpejt parlamenti do të shpërndahet për ti hapur rrugë zgjedhjeve të reja.

Sicred